Kurti publikon fotografi nga ceremonia, shihet gati i përqafuar me Rifat Jasharin - NACIONALE

Kurti publikon fotografi nga ceremonia, shihet gati i përqafuar me Rifat Jasharin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Kurti ka publikuar në profilin e tij në Facebook fotografitë dhe fjalimin e mbajtur në ceremoninë e FSK-së. Në njërën prej fotove, ai shihet gati i përqafuar me Rifat Jasharin.

Rifat Jashari nuk e përmendi fare as Kurtin e as Osmanin në fjalimin e tij të shkurtër.

Ndërkohë që Kurti ia përmendi uniformat ushtarake që i kishte blerë në Gjermani për t’ia dërguar më pas Adem dhe Hamëz Jasharit, të cilat i quajti si “uniformat e para të UÇK-së”.

Në fotografinë në fjalë, Kurti shihet i buzëqeshur ashtu si Rifat Jashari ndërkohë që i mban njërën dorë me dy duart e tij. Në anën tjetër, dora e majtë e z. Jashari është në krahun e Kurtit.

Lajme të ngjashme