Kurti: Policët u kidnapuan në Kosovë, KFOR-i ka parë gjurmë dhe pranga
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se policët e kidnapuar ishin brenda territorit të Kosovës dhe se sipas tij për këtë gjë ka prova.
Ai ka thënë se në vend të ngjarjes janë gjetur “prangat plastike lidhëse”
“Mund të shihni se si vendi ku janë kidnapuar tre policët tanë ndodhet 1 km, 300 metra dhe 670 metra larg prej kufirit, në thellësi të territorit të Kosovës”
“Shihet qartazi se nuk kanë mundur këta të kalojnë tutje siç pretendon Serbia se paskan shkuar në Serbi dhe atje qenkan arrestuar”.
“Pra, nuk bëhet fjalë për arrestim në Serbi, por bëhet fjalë për kidnapim në Kosovë”.
“Në vendin e ngjarjes kanë qenë KFOR-i, ka qenë Policia e Kosovës dhe aty janë gjetur edhe gjurmët e qizmeve, këpuceve të huaja në drejtim të Serbisë, por janë gjetur edhe prangat plastike lidhëse. Pra, si është e mundur se ata prentendojnë se Policia janë arrestuar në Serbi, kur lidhëset e tyre të plastikës si pranga janë pikërisht në këtë vendin ku po themi ne.” – ka thënë Kurti ku ka shtuar se KFOR-i nuk ka po reagon për këto fakte.