"Kurti po rrezikon substancën dhe përmbajtjen e asaj kush jemi": Haradinaj takon afaristët dhe u flet për mocionin e mosbesimit
“Kosova ‘asht në nji krizë dhe kriza ‘asht e rrezikshme”, ka thënë Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin e tij me afaristë dhe ndërmarrës në vend, teksa u ka shpjeguar edhe pse si AAK kanë kërkuar votë mosbesimi nga partitë opozitare ndaj qeverisë kosovare.
Haradinaj i qëndroi linjës së argumentimit të tij se “rreziku nuk ‘asht me te ata parametrat e zakonshëm – kur qeverisja nuk ‘asht e mirë – por rreziku ‘asht që m’nyra e qeverisjes ‘asht kah e rrezikon substancën, përmbajtjen e asaj se kush jemi ne”.
“’Asht vlerësim i imi e i yni që Qeveria Kurti e ka zhyt, e ka pru’ Kosovën në nji krizë të thellë dhe rrezikshmëni të lartë”, tha Haradinaj.
Rreziku nuk është vetëm i brendshëm, vazhdoi Haradinaj, teksa u rikujtoi të pranishme për prishjen e marrëdhënieve të vendit me aleatët jetikë të vendit siç janë ShBA’ja por edhe i mbarë komuniteti Trans-Atlantik.
“Duke e pa nji gjendje të tillë, duke e pa nji situatë ku po shkohet në përkeqësim më tej, e që mëpastaj po i sjellë vështirë të gjithë sektorëve, vështirësi ekonomisë. Ne i kemi propozu parlamentit, k’saj shpie të zgjedhurve edhe nji opcion për m’e ndryshu gjendjen”, tha Haradinaj.
Kreu i AAK-së tha se mocioni i mosbesimti është një intstrument krejtëssht legjitim dhe i rëndësishëm që ka Parlamenti i Kosovës, dhe atë duhet shfrytëzuar në dritën e ngjarjeve aktuale.
“Rrezikshmënia e kësaj krize na detyron, na obligon, edhe është legjitime, me shku në mocion mosbesimi. E pse ky mocion? Sepse nga ky moment kur opozita bashkojnë votat dhe kanë 40 nënshkrime, menjihere fillon beteja edhe për votat e mbetura. Aty ndodh mobilizimi i të gjitha palëve që mendojnë se duhet m’e ba zgjidhje”.
E madje, Haradinaj u shpreh edhe optimist se ky mocion edhe do të mund të kishte sukes. D
Krejt në fund, Haradinaj, rikujtoi se si AAK janë parti ideologjikisht e djathtë.
“Ne jemi parti e djathtë, ne besojmë në taksta të ulta për sipërmarrësit, ne besojmë që profitin duhet m’eia lanë sipërmarrësit, pra krijuesit, ai e investon e gjeneron”, përfundoi ai.