Kurti: Përcaktimi është i qartë, 76 përqind të qytetarëve kundër Asociacionit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Tinka Kurti, ka shkruar një ditë para takimit në Ohër, ku pritet që Kurti e Vuçiq, të merren vesh, për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në Bruksel.
Kurti është fokusuar te pika më e nxehtë, e që është ajo e Asociacionit të Komunave Serbe.
Sipas deputetës përcaktimi është i qartë, sepse në një sondazh të UBO-s, doli se 76 përqind e qytetarëve janë kundër Asociacionit.
Postimi i plotë i Kurtit:
Sipas sondazhit të UBO-s 76 përqind të qytetarëve janë kundër Asociacionit. Sigurisht ky është minimumi.
Përcaktimi është i qartë.