Kurti: Për Vidovdanin janë organizuar grupe serbësh që të vinë në Kosovë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paralajmëron se për nesër, kur serbët shënojnë Vidovdanin, janë organizuar grupe të shumta nga Sebria, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina që të vijnë në Kosovë.
"Janë organizuar grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosna e Hercegovina që të vijnë në Kosovë nesër.
Tradicionalisht grupet e tilla kanë qenë provokuese, duke bartur simbole, nacionaliste serbe e ruse, që bien në kundërshtim me vlerat demokratike evropiane.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, sidomos të komunitetit serb, që të mos lejojnë të keqpërdoren për qëllime politike.
U bëjmë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tanë, që të mos bien pre e asnjë provokimi në ditën e nesërme.
Tubimet për Vidovdanin duhet të bëhen në përputhje me ligjin, e jo për instrumentalizim politik nga Beogradi, që tentojnë të eksportojnë krizën e tyre të brendshme politike në Kosovë, e pastaj të paraqiten si kinse mbrojtës të interedsave kombëtare të tyre”, tha ai në mbledhjen e qeverisë në detyrë.