Kurti për Ramën: Meqë vjen në Prishtinë, i kam kërkuar që ta mbajmë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive
Përgatitjet për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në muajin tetor në Tiranë, do ta sjellin gjatë kësaj jave kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për ardhjen Ramës në Kosovë dhe për një takim të mundëshëm me të. Ndërkohë, marrëdhëniet mes dy liderëve janë më të tensionuara për shkak të kundërshimeve për situatën në veri.
Kryeminisitri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, do të takohet vetëm në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dhe nuk do të ketë takim vetëm me të.
Ai ka thënë se meqë Rama do të qëndrojë në Kosovë, ka kërkuar që të mbahet mbledhja e dy qeverive e cila ishte anuluar kohë në qershor nga qeveria shqiptare.
“Unë jam në kontakt të drejtpërdrejt më kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama edhe e di që do të vijë në një vizitë në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik. Është thënë që ky tur ballkanik ka të bëjë më përgatitje të samitit të radhë të Procesit të Berlinit që mbahet në mes të muajit tetor, pra më shumë sesa tre muaj prej tani dhe unë miqësisht i kam kërkuar Ramës meqë do të vijë e të qëndrojë dy ditë e një natë në Prishtinë që ta mbajë edhe mbledhjen e dy qeverive që u anulua paarsyeshëm”
“Në mënyrë që këto marrëveshje të dakordohen dhe të mos mbeten në sirtarë sepse nga to nuk fitojnë kryeministrat por qytetarët. Dhe unë i kam propozuar kryeministrit Rama që meqë po vjen në këto le ta mbajë edhe një mbledhje të përbashkët të qeverive tona, t'i nënshkruajmë ato marrëveshje që janë në sirtar.”
Më tej, Kurti theksoi se është lideri i vetëm që ka përkrahur vazhdimisht Procesin e Berlinit dhe se para se të bëhen përgatitjet për këtë samit, është mirë që sipas tij të mbahet edhe mbledhja e dy qeverive.
"Por Procesi i Berlimit samitin e radhës në Tiranë e ka në mes të muajit tetor, tash jena në fillim të korrikut, nuk është as mes muajit gusht, as shtator, por tetor, shumë mirë që bëhen këto përgatitje kaq herë, mirëpo përderisa i bëjmë këto përgatitje kaq herët, të mos vonohemi edhe më tutje me një anulim të paarsyshëm të mbledhjes së dy qeverive andaj për mua është e nevojshëm që ta kemi mbledhjen e dy qeverive." – ka thënë Kurti në koferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë.
Anulimi i mbledhjes së dy qeverive.
Më 14 qershor ishte paraparë që të mbahet mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Mirëpo, kjo mbledhje që do të mbahej në Gjakovë, ishte anuluar nga pala shqiptare.
Arsye e anulimit të mbledhjes ishte situata e tensionuar në veri të vendit.
Ndërkohë, për punën në veri të vendit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është përfshirë dhe ka bërë thirrje nga Kurti që të lë anëash sondazhet dhe të bashkëpunojë për shtensionim të situatës.
Gjithashtu, Rama ka propozuar edhe një draft-statut të Asociacionit, për të cilin Kurti ka thënë se Rama duhet ta bëjë një draf-statut edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës.



