Kurti: Teksa mërzitemi për masat, t'i kalojmë grantet e ngujuara në Kuvend
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur përsëri pas vendosjes së masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës për shkak të mos-shtensionimit të situatës në veri të vendit.
Ai edhe një herë i ka quajtuar si masa të padrejta e të cilat kanë thënë se janë të përkohëshme.
Më tej, ai bëri akuza ndaj opozitës, të cilët sipas tij, nuk po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
“Ajo çfarë ne dhe duhet të bëjmë është që në Kuvendin e Kosovës me 2/3 të votave të deputetëve t’i kalojmë ato kredi dhe grante të cilat kanë negulur të ngujuara dhe të cilat nuk po mund t’i gëzojë ekonomia e Kosovës, në vlerën e përgjithshme prej 149 milionë euro, pra kredi dhe grante ndërkombëtare... pra teksa mërzitemi për masat e ardhshme të përkohshme, e kemi një ngujim aktual të cilin mund ta kalojmë shumë kolllaj bashkërisht në Kuvendin e Kosovës.” – ka thënë Kurti gjatë fillimi të ceremonisë së punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë.