Kurti: Për herë të parë Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë një linjë të veçantë në Buxhetin Vjetor të Kosovës - NACIONALE

Kurti: Për herë të parë Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë një linjë të veçantë në Buxhetin Vjetor të Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se tashmë shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë një qeveria, duke shtuar se pikërisht në kohën kur shteti serb i ka injoruar e i diskriminuar.

Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit tani kanë një Qeveri që kujdeset për ta, pikërisht atëherë kur shteti serb i injoron e i diskriminon qëllimshëm. Një Qeveri që synon përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Serbi, në kohën kur shteti serb synon një Serbi pa shqiptarë.” – ka shkruar Kurti.

Ai tutje ka thënë se për herë të parë që prej pavarësisë, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë një linjë të veçantë dhe të rregullt buxhetore në Buxhetin Vjetor të Kosovës.

Deri më tani gjatë qeverisjes sonë kemi ndarë mbi dy milionë euro mbështetje financiare për Luginën e Preshevës, pa llogaritur mbështetjen prej gjysmë milioni euro në përballjen e tre komunave me shumicë shqiptare me pandeminë Covid-19, gjatë qeverisë sonë të parë në vitin 2020. E kur vërshimet e vitit 2021 goditën Komunën e Preshevës, ndamë 100 mijë euro mbështetje për tejkalim dhe rikuperim të dëmeve.” – ka shkruar Kurti ndër të tjera.

Lajme të ngjashme