Kurti për emërimin e Vitisë për ministër të shëndetësisë: Do dëshmojmë se ia ka vlejtur
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, më në fund ka folur për emërimin e Arben Vitisë për ministër të Shëndetësisë.
Kurti në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se koha do ta dëshmojë se ia ka vlejtur emërimi I tretë I Vitisë si ministër.
“Tash do të punojmë edhe më shumë sesa në të kaluarën në shëndetësi. Unë besoj që emërimi i tretë i Arben Vitisë do të jetë një gjë e cila do të dëshmohet se ia ka vlejtur edhe sa i përket mirëqeverisjes, por në të njëjtën kohe edhe sa i përket një dobie të përshpejtuar në këtë sektor. Me këtë rast më lejoni të falënderoj përzemërsisht për kontributin e tij të madh me përpjekje titanike në kushte tejet të vështira të doktor Rifat Latifit”, tha Kurti.
