Kurti për dënimet e ndërkombëtarëve: Shqetësuse, por kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme - NACIONALE

Kurti për dënimet e ndërkombëtarëve: Shqetësuse, por kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeminsitër i Kosovës, është kthyer sot nga Bratisllava e Sllovakisë…dhe menjëherë ka zgjedhur të shfaqet në një televizion. Kurti ka dhënë një intervistë të gjatë për KTV-në, ku ka folur për shumë çështje që lidhen me situatën e tensionuar në veri.

Ai i quajti shqetësuese dënimet verbale të ndërkombëtarëve, duke shtuar se më shqetësuese janë milicia fashiste në veri.

“Është shqetësuese (dënimet e ndërkombëtarëve v.j.), por më shqetësuese janë milicia fashiste në veri. Shpeshherë në politikat qeveritare dhe vendimet ekzekutive nuk ke opsione ideale, e shpeshherë as optimale. Në këtë kontekst besoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme. Mos prisni prej meje si kryeministër që të pajtohem tërë kohën për gjithçka. Njeriu sësht identik as me vetveten. Por duhet me dasht shumë këtë vend, e kjo dashni kurrë s’ka qenë më e nevojshme se sot kur dueht të luftohen këtë banda fashiste.” – shtoi Kurti, duke thënë se duhet ta mbrojmë Kosovën.

Lajme të ngjashme