Kurti pas takimit me Abazoviqin: Marrëveshje për shërbimet ajrore ul koston e fluturimeve
Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Malit të Zi, për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, janë deklaruar për media.
Kurti, ka deklaruar se ka rritje të shkëmbimit tregtar më Malin e Zi vitin e fundit si dhe gjatë vitit 2022 mbi gjysmë milionë qytetarëve janë regjistruar si hyrje dalje mes Kosovës e Malit të Zi.
‘’Marrëveshja për aviacionin civil është shumë e rëndësishme. Një kompani ajrore që ka fluturuar 4 herë në ditë me këtë marrëveshje e shton edhe një fluturim. Deri më tani korridoret shfrytëzoheshin vetëm për fluturimet ushtarake, derisa fluturimet komerciale nuk realizoheshin. Por, me marrëveshjen që nënshkruam sot hapet mundësia e fluturimeve për kompanitë ajrore.”- ka deklaruar Kurti.
Ndër të tjera, Kurti ka deklaruar se me homologun e tij nga mali i Zi, kanë biseduar edhe për bashkëpunimin në ndërtimin e rrugëve Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë si dhe ratifikim e marrëveshjes në kuadër të procesit të Berlinit nga Mali i Zi.