Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Për herë të parë me LDK-në u diskutuan emra konkretë për president - NACIONALE

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Për herë të parë me LDK-në u diskutuan emra konkretë për president

1 orë më parë

nga NACIONALE

Pas takimit me LDK-në, kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se bisedimet mes palëve për çështjen e presidentit kanë hyrë në një fazë më konkrete.

Sipas tij, takimi është zhvilluar në një atmosferë të hapur dhe serioze, teksa palët, sipas tij, kanë shënuar përparim krahasuar me diskutimet e mëparshme. Kurti tha se, përveç kritereve dhe parimeve që janë trajtuar deri më tani, këtë herë janë përmendur edhe emra të caktuar.

Ai shtoi se identiteti i personave të diskutuar nuk do të bëhet publik në këtë fazë.

“Diskutimi ishte i hapur, i sinqertë dhe serioz. Do t’i vazhdojmë bisedimet, pasi është rritur mirëbesimi dhe për herë të parë kemi diskutuar edhe për emra të veçantë. Nuk janë emra që i kemi pyetur paraprakisht nëse do të donin të ishin president apo presidente, sepse paraprakisht duhet të dakordohemi mes vete”, tha Kurti

Lajme të ngjashme