Kurti nuk kursen: 300 euro më pak para të gatshme se vitin e kaluar - NACIONALE

Kurti nuk kursen: 300 euro më pak para të gatshme se vitin e kaluar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Agjencia Kundër Korrupsionit ka pubkikuar deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë për vitin 2022 në përputhje me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurive.

Në bazë të raportit të pasurisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar mjete financiare të gatshme në banka në vlerë prej 119 euro e 58 cent ndërsa gruaja e tij 10 mijë euro në bankën DNB në Norvegji.

Në detyrimet financiare ndaj personave juridik dhe fizik, kreu i Qeverisë së Kosovës paguan 250 euro qira mujore për shtëpinë ku banon, ndërsa në emër të bashkëshortes së tij posedon një apartament për të cilën detyrohen edhe 250 mijë euro.

Kryeministri Kurti ka deklaruar po ashtu një apartament në sipërfaqe prej 67 metra katrorë që kapë vlerën e 400 mijë eurove në emër të bashkëshortës.

Për sa i përket pagave, kryeministri Kurti merr pagë vjetore në vlerë 16 mijë e 647 euro. Bashkëshortja e tij merr pagë mujore në vlerë prej 46 mijë e 989 euro.

Lajme të ngjashme