Kurti nuk heq dorë nga Haxhiu si mburojë fshehjeje që s’i ka vetë votat, bën gjimnastikë me fjalë - NACIONALE

Kurti nuk heq dorë nga Haxhiu si mburojë fshehjeje që s’i ka vetë votat, bën gjimnastikë me fjalë

1 vit më parë

nga NACIONALE

  • “Haxhiu s’është as në pyetje, as në pikëpyetje”.

Pas muajsh të tërë Albin Kurti – me përjashtim të intervistës ledhatuese në RTK – i tha disa fjalë për gazetarë në stilin e vet të të bërit gjimnastikë fjalësh: duke përforcuar shtegun e ndjekur qe 21 seanca të dështuara në emrin e Albulena Haxhiut.

Kjo e fundit si një frer për Albin Kurtin, për të mos u prodhuar titulli: Dështon zgjedhja e Albin Kurtit kryeministër.

Vetë Haxhiu ditë më parë në KTV, kokëulur, tha që “ju lus të mos e shihni si këmbëngulje time personale, por si qëndrim të partisë”.

Kurti para gazetarëve e preu kështu: “Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje as në pikëpyetje. E përgjigja është votimi i fshehtë për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin,” tha Kurti para gazetarëve.

Vetëvendosja kërkon votim tinëz për Albulena Haxhiun e cila s’ka votë të hapur në disa dhjetëra seanca dy-tre minutëshe që ndëprerë çdo 48 orë.

Në krejt këtë situatë Albin Kurti dhe ministrat e tij që po mbajnë në mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese dy poste pushteti: legjislativ dhe ekzkeutiv.

Vetëvendosja ka rënë në 53 vota në seancat konstitutive ndërsa pretendon t’i ketë 57 për Albulena Haxhiun – për të vazhduar me kundërthënien e mëtejme se: i kemi votat për qeveri në një kuvend që nuk e kemi.

Presidentja e Kosovës, Vjoa Osmani, më 15 maj njoftoi se mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse zvarritja vazhdon pafund për të kërkuar qartësim për situatën e në fjalë, e cila nuk ka kalendar kushtetues se sa mund të mçojë.

Vetëvendosjes i është ofruar zgjidhje nga partitë politike ish-opozitare: AAK i ka dhënë dy emra që do të mund t’ia votote, ndërsa PDK ka kërkuar që voton çdokënd nga VV që gjat mandatit të kauar nuk ka mbajtur post qeveritar.

Lidhja Demokratike e Kosovës në anën tjetër ka refuzuar tre herë ofertat e Vetëvendosjes për koalicion qeverisës.

Haxhiu si ‘siguresë’ e Kurtit

Emri i saj është përjashtuar a-priori nga partitë politike si një figurë thjesht-militanteje e cila s’mund të dalë jashtë një lëkureje partizane – çka një Parlament me shumëllojshmëri partiake e kërkon.

Por, Albulena Haxhiu në një intervistë të parë që nga kur seria e pafund e dështimeve të saj po vazhdon – tha se “edhe nesër si 19 seancat e tjera”.

“Nuk u takon atyre (partive ish-opozitare) të na tregojnë kënd e zgjedhim”, tha Haxhiu në “Konfront” të KTV-së – duke e dhënë për fakt-të-kryer se emri i saj do të qëndrojë pavarësisht çdo-bllokade.

“Ata janë të papërgjegshëm, të paarsyeshëm”, tha Haxhiu për partitë tjera që kanë kërkuar (dhe ofruar votë ) për një kandidat më kosensual.

Nga gazetarët u sfidua deri në ngërç: se Vetëvendosja asnjëherë në të kaluarn s’ka votuar për propozimet për kryetarë të kuvendit në legjislatura të kaluara – rasti konkret, ai i Kadri Veselit.

PDK nuk ka pasur nevojë për votat tona, nuk është varur nga Vetëvendosja”, tha ajo – ndërsa situata është tash që, “ne kemi nevojë për votat e deputetëve”.

Haxhiu i qëndroi kundërthënies që nuk i kanë 61 vota për t’u zgjedhur ajo kryeparlamentare por se i kanë 61 vota për qeveri...

“Le të na testojnë, le ta shohin a i kemi 61 vota”, tha Haxhiu e cila ka nevojë vetë për 61 vota për t’u votuar.

Që ajo të jetë Kryetare e Kuvendit është me doemos – tha ajo – sepse përndryshe “deformohet komplet vullneti i popullit”.

Sikleti i madh...

Gazetarja e KTV e vuri në siklet të madh Albulena Haxhiun me një pyetje dhe nënpyetje tjetër. “A nuk po i bëni mirë emrit tuaj, biografisë tuaj, si një person që ka dështuar kaq shumë herë?”

Haxhiu uli kokën dhe provoi t’i heq fajin vetes: “Nuk është këmbëngulja ime, por qëndrim i partisë”, tha ajo.

“Nuk është këmbëngulja ime personale, por qëndrimi i partisë – ju lutem të mos e shihni si ambicie personale dhe këmbëngulësi timen. Është vendim i LVV-së, dhe i takon VV-së”, tha ajo.

Lajme të ngjashme