Kurti nuk e vizitoi Skenderaj pas vërshimeve, Molliqaj: Nuk shkon për vizitë atje ku nuk i duartrokasin - NACIONALE

Kurti nuk e vizitoi Skenderaj pas vërshimeve, Molliqaj: Nuk shkon për vizitë atje ku nuk i duartrokasin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar vizitën e Kryeministrin Albin Kurti në Istog dhe jo në Skenderaj pas vërshimeve.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se dallimet klasore me ato politike kurrë më shumë nuk kanë qenë të dukshme e të territorializuara sesa sot.

“Si është e mundur, si, që edhe në fatkeqësi natyrore të bëhen dallime të tilla? Kryeministri zgjodhi Istogun për vizitë, larg vërshimeve të mëdha, ndërsa Sveçla luan burokratin e kërkon procedura. Dallimet klasore me ato politike kurrë më shumë nuk kanë qenë të dukshme e të territorializuara sesa sot. Kështu duket segregimi kulturor dhe ndarja klasore. Drenica në baltë ishte lënë nga regjimin jugosllav. Ky diferencim, në një kuptim po mbetet ende gjallë. Skenderaj edhe sot në baltë.” – ka shkruar ai.

Tutje i pari i PSD-së ka thënë se Kurtin nuk shkon për vizitë atje ku nuk i duartrokasin.

Kurti nuk e tejkalon dot vetën. Nuk shkon për vizitë atje ku nuk i duartrokasin. Egoja mbi të gjithë/a.” – ka përfunduar Molliqaj.

Lajme të ngjashme