Kurti: Nuk do të lejojmë destabilizimin e Kosovës e cenimin e paqes - NACIONALE

Kurti: Nuk do të lejojmë destabilizimin e Kosovës e cenimin e paqes

4 vjet më parë

nga Gazeta Nacionale

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth zhvillimeve në veri, pas tensioneve të fundit atje.

Kurti ka thënë se nuk do të lejohet destabilizimi i Kosovës.

“Bandat kriminale janë jashtë ligjit dhe konflikti është strehë për ta. Ne disa gjëra mund t’i parashikojmë, disa nuk mundemi. Sepse ka edhe gjëra të tilla që nuk planifikohen fare në Kosovë, vetëm ekzekutohen në Kosovë. Por me organet tona të rendit dhe sigurisë, me bashkëpunimin tonë me partnerët ndërkombëtarë, unë besoj që nuk do të lejojmë destabilizimin e Kosovës dhe cenimin e paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim në baza etnike apo fetare”, tha ai.

Tutje, shefi i ekzekutivit ka thënë se strukturat kriminale në veri po financohen nga Beogradi.

“Ne e kemi vullnetin e mirë. A do të ketë zhvillime agresive e të dhunshme të veri të Kosovës nuk varet nga Policia e Kosovës, nuk varet nga ministri i Brendshëm, nuk varet nga kryeministri. Unë do të thosha që nuk varet as nga qytetarët atje, por varet vetëm nga ato struktura që po financohen nga Beogradi dhe po nxiten prej tij për të bërë trazira në Kosovë”, tha kryeministri.

Lajme të ngjashme