Kurti njofton për garat basketboll 3x3 në sheshin Zahir Pajaziti: Ekipe nga 20 shtete të botës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se katër ditët e ardhshme do të jenë ditë të garave të basketbollit të formatit 3x3, të cilat do të mbahen në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.
“Kjo ngjarje sportive ndërkombëtare po organizohet në vendin tonë nga klubi 3x3 Prishtina, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, shkroi Kurti.
Postimi i plotë:
Për katër ditë me radhë, sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë do të jetë edhe arenë e garave të basketbollit 3x3.
I quajtur ndryshe dhe si sport urban, loja dinamike dhe e shpejtë e cila zhvillohet në 3x3, padyshim do përcjellë emocione për shikuesit dhe ndjekësit e basketbollit, në ndeshje të cilat do zhvillohen ndërmjet 24 ekipeve nga 20 shtete të ndryshme nga bota.
Kjo ngjarje sportive ndërkombëtare po organizohet në vendin tonë nga klubi 3x3 Prishtina, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.