Kurti në takim me ambasadorët e QUINT-it: Kosovës iu hap rruga për aplikim në KiE dhe BE - NACIONALE

Kurti në takim me ambasadorët e QUINT-it: Kosovës iu hap rruga për aplikim në KiE dhe BE

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorët e QUINT-it dhe tashmë Zyra e Kryeministrit ka publikuar një komunikatë me atë se çka ka ndodhur në këtë takim.

Në këtë komunikatë, Qeveria bënte me dije për atë që ishte diskutuar gjatë këtij takimi.

Aty thuhet se Kurti ka shprehur qëndrimin se Serbia ka refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes në Ohër, derisa kanë përmendur se kanë qenë "kreativë me oferta e propozime" që sipas Qeverisë ishin refuzuar nga pala tjetër.

"Në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksit, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Aty po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra." - shkruan Kryeministria që drejtohet nga Albin Kurti.

Kujtojmë se pas këtij takimi të rëndësishëm, ka folur edhe ambasadori i ShBA-ve në Prishtinë Jeff Hovenier, e i cili ka thënë se ka pasur një kërkesë standarde për kryeministrin e Kosovës.

"Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit,” - u shpreh ai.

Qeveria në këtë komunikatë konsideron që rruga për procedimin e aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe në BE "është hapur".

KOMUNIKATA:

Me ftesë të tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti ambasadorët, të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe zëvendësambasadorët e akredituar në Kosovë.

Në këtë takim të gjerë e të përbashkët, ai i informoi ata për ecurinë e bisedimeve të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe për rezultatin e arritur aty me rastin e dakordimit publik për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë.

Në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksit, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Aty po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.

Kryeministri Kurti theksoi se delegacioni i Republikës së Kosovës kanë qenë maksimalisht të përkushtuar dhe konstruktiv, por edhe kreativ me oferta e propozime që u refuzuan nga pala tjetër, e cila, sikurse në Bruksel me 27 shkurt, përsëri refuzon të nënshkruajë.

Rruga për procedimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian është e hapur.

Sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosova tashmë ka numrin e nevojshëm të votave të shteteve anëtare, ndërkohë që departamenti ligjor i Këshillit ka konfirmuar se nuk ka asnjë pengesë juridike për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme.

Lajme të ngjashme