Kurti në mbledhjen solemne të Qeverisë: Kosova është shembull demokratik në rajonin problematik - NACIONALE

Kurti në mbledhjen solemne të Qeverisë: Kosova është shembull demokratik në rajonin problematik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Qeveria e vendit, ditën festive e ka nisur me një seancë solemne. Në fjalën e tij, para kabinetit qeveritar kryeministri Albin Kurti ka thënë se këtë herë festa ka nisur me mbledhje qeveritare.

Ai tha se Kosova është shembull demokratik në Ballkan.

“Simbolikisht kemi zgjedhur ta hapim këtë ditë më mbledhje sepse kemi dashur të shprehim mesazhin se puna dhe festa do të shkojnë gjithmonë bashkë. Në këtë festë duhet të ja përkujtojmë njëri-tjetrin që kur të vijë 20 vjetori. Kosova është një shembull demokratikë në një rajon problematikë si Ballkani, kjo falë jush. Kosova jonë modelin e japin qytetarët. Pavarësia jonë është rezoluta i historisë shekullore, kemi histori të gjatë bashkëjetese”tha Kurti.

Kryeministri i vendit u shpreh se Qeveria që ai drejton mburret me të drejtat që u jep pakicave etnike duke thënë se askund në Evropë pakicat nuk kanë më shumë të drejta se në Kosovë.

Sot në këtë 15 vjetor të pavarësisë është vendi të mburremi me diçka që Kosova e bën shumë mirë, e kemi fjalën për të drejtat që u japim pakicave etnike. Askund në Evropë minoritetet nuk gëzojnë të drejta në çdo nivel si te ne. Na përket ne të përkujdesemi që ky ekuilibër të mos prishet me formula eksperimentuese që kudo që janë provuar nuk kanë sjellë rezultate të mira”.

Kurti tha se të gjithë shqiptarët e Kosovës duhet t’I kenë parasysh dy përgjegjësi.

Te përgjegjësitë tonë duhet dalluar dy sosh, e para të kemi parasysh trashëgiminë tonë, amanetin e gjeneratave që kanë dhënë djersën e gjakun për lirinë e Kosovës edhe nuk kanë arritur ta shijojnë atë. Çdo ditë e jona duhet të nisë me përkujtimin e këtij amaneti. Ky amanet është i paneglizhueshëm sepse nuk erdhëm këtu nga zeroja, Kosova nuk është produkt i rastësisë por i historisë së vet. E dyta, duhet të kemi parasysh të rinjtë, edhe atyre që nuk kanë lindur ende e të cilëve duhet tu lëmë një Kosovë më të mirë sesa ajo që e kemi gjetur”, ka theksuar Kurti.

“Kosova është shembull i demokracisë në këtë rajon problematik si Ballkani. Nëse në vendet tjera institucionet japin model, në Kosovë modelin e japin qytetarët dhe institucionet bëjnë përpjekje të ecin pas tyre. Pavarësia jonë është rezultat i historisë sonë shekullore”.

"Sot në këtë 15 vjetor të pavarësisë është vendi që të mburremi që Kosova e bën mjaft mirë dhe e kemi fjalën për të drejtat e pakicave. Na përket neve që të përkujdesemi që ky ekuilibër të mos prishet, tha ndër të tjera Kurti.

Çka pritet të ndodhë sot?

Tashmë është bërë publike Agjenda Shtetërore për shënimin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë.

Aktivitetet, priten të fillojnë qysh në mëngjes e do të zgjasin deri në mbrëmje.

Dita do të fillojë me një mbledhje festive të Qeverisë në orën 08:00 të mëngjesit që do të pasohet me ngritje solemne të flamurit të Kosovës, 20 minuta më vonë.

Tutje do të vazhdohet me homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, te Adem Demaçi dhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Në orën 11:00, Kuvendi do të mbajë seancë solemne derisa një orë më vonë, prej orës 12:00 të mesditës, do të fillojë parakalimi i trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës në sheshin e kryeqytetit.

Kremtimet e Ditës së Pavarësisë do të përfundojnë me një koncert përmbyllës.

Ndërkaq, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka prezantuar edhe videon e pavarësisë në vigjilje të 17 shkurtit, ditës së shpalljes së Kosovës shtet.

Në të shihen shumë figura të lartësuara të shtetit tonë, nga fusha e kulturës e sportit. Ndërsa, në sfond dëgjohet kënga “Mos i leni dritat fikur”, nga Sabri Fejzullahu.

Lajme të ngjashme