Kurti megjithatë kthehet pak kah e kaluara, NATO-n e bën jetike të së shkuarës së Kosovës - NACIONALE

Kurti megjithatë kthehet pak kah e kaluara, NATO-n e bën jetike të së shkuarës së Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zakonisht nuk parapëlqen të flasë për të kaluarën, por vetëm për kohën prej kur drejton ai vendin.

Megjithatë, kësaj radhe, shefi i ekzekutivit ka hequr dorë nga retorika e përditshme. Është rikthyer më 1999 dhe atë pas takimit me admiralin Stuart B. Munsch – komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Mes tjerash, i pari i qeverisë tha se NATO ka qenë jetike e së shkuarës sonë, së tashme e së ardhmes poashtu.

“Nga ndalimi i gjenocidit në ’99 deri tek mbështetja e sigurisë së Kosovës, @NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë.” - ka shkruar Kurti në Twitter.

Konferenca

Sot paradite, kryeministri Albin Kurti ka listuar të gjitha takimet që ka pasur në Konferencën e Mynihut. Nga ShBA-ja, ai është takuar vetëm me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Van Hollen dhe Bob Menendez. Por, fatkeqësisht me asnjë nga zyrtarët e lartë të administratës Biden.

Në Konferencën e Sigurisë në Munich morën pjesë Zëvendës-Presidentja amerikane Kamala Harris, por edhe Sekretari Antony Blinken. Deri tash, as kryeministri Kurti por as presidentja Osmani nuk kanë njoftuar të kenë pasur ndonjë takim me dyshen amerikane.

Harris është rikthyer tashmë në ShBA, edhe pse ishte detyruar që t’i ndërronte aeroplanët për shkak të vështirësive teknike fillestare. Ndërkaq, siç e potencuam më lart, sekretari Blinken do të mbërrijë – nëse veçse nuk ka mbërritur – në Turqi.

Shpërfillja

ShBA-ja ka pasur kërkesa të qarta ndaj Kosovës tash e disa muaj, qoftë në lidhje me targat ilegale, qoftë në lidhje me Asociacionin. Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka qenë më i përfshiri në këtë mes, përmes vartësve të tij si nënsekretari Derek Chollet dhe përfaqësuesi Gabriel Escobar.

Fatkeqësisht, kjo duket se ka gëzuar shumë palën serbe që një gjë të tillë po e sheh në favorin e saj.

“Amerika mori rol aktiv në dialog, investoi ndikimin dhe besueshmërinë e saj politike dhe sigurisht që s’e lejon Kurtin që ta shantazhojë – prandaj s’është për t’u habitur që Sekretari i Shtetit Antony Blinken s’e takoi Vjosa Osmanin e as Albin Kurtin në Mynih.” – i tha mediumit serb nga Kosova, ish-diplomati Zoran Millivojeviq.

Për fat të keq, Blinken mu në ditën e pavarësisë së Kosovës në vend se ta takonte presidenten apo kryeministrin e Kosovës e takoi presidentin e Serbisë. Ai këtë takim e quajti “konstruktiv” dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë ndaj Ukrainës.

Ndërkohë, presidenti i një shoqate serbo-amerikane Vladimir Marinkoviq, u shpreh se kjo “nuk ishte e para herë që Blinkeni nuk dëshironte ta takonte Kurtin”.

Lajme të ngjashme