Osmani takohet me komandantin e NATO-s në Napoli, flasin për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po qëndron në Mynih të Gjeramnisë, aty ku po mbahet Konferenca e Sigurisë.
Gjatë qëndrimit atje, Presidentja e vendit është takuar me Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart B. Munsch.
Në njoftimin e presidencës, thuhet se në këtë takim u fol për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë, përderisa po ballafaqohemi me sfida në rajonin tonë dhe përtej.
Postimi i Presidencës:
Në Mynih, në kuadër të Konferencës së Sigurisë, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me Admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.
Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë përgjatë këtyre 23 viteve në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast u potencua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë përderisa ballafaqohemi me këto sfida në rajonin tonë dhe përtej.