Kurti me 22 këshilltarë, çdo muaj shpenzohen mbi 10 mijë euro paga për ta nga buxheti i Kosovës
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka gjithsej 22 këshilltar në dispozicion për t’u këshilluar çdo ditë. 16 këshilltarët e brendshëm të të parit të ekzekutivit, paguhen nga buxheti i Kosovës, ndërsa 6 të tjerë janë këshilltar të jashtëm që punojnë falas për Qeverinë Kurti. E gjithë këta këshilltarë i kushtojnë buxhetit të Kosovës mbi 10 mijë euro çdo muaj.
Vitë më parë në një emision televiziv, si lider i opozitës po shpaloste programin e tij. Gjersa fliste për qeverisjen e atëhershme, Kurti me shpoti fliste për numrin e madh të këshilltarëve në Kabinetin e ish kryeministrit Ramush Haraidnaj.
Opozitari Kurti ‘brengosej’ për shëndetin mendor të Haradinajt, teksa theksonte se gjithë ata këshilltarë “një këshillë me ta dhënë në ditë të dhemb kryet”.
“35 këshilltarë, ata një këshillë me ta dhënë në ditë të dhemb kryet. 35 këshilla në ditë s’di si i ka menaxhuar, ndoshta kjo ia rrëzoi qeverinë. Kjo është një lloj lakmie, të cilën nuk e kontrollon dot as lakmiqari. Është një lakmi, e cila e përmban vetë lakmiqarin brenda”, ishte shprehur Kurti në vitin 2019 në KTV.
Por, edhe kryeministri Kurti nuk qëndron keq për nga numri i këshilltarëve.
Ndonësë më pak i populluar se ai i Haradinajt, në Kabinetin e kryeministrit Kurti janë gjithsej 22 këshilltarë që kryejnë role të ndryshme.
Nëpërmjet kërkesës për qasje në dokumente publike, Gazeta Nacionale ka siguruar emrat e këshilltarëve aktual të kryeministrit Kurti.
Siç shihet në dokumentin e mëposhtëm, shefi i ekzekutivit kosovar ka gjithsej 16 këshilltarë të brendshëm politik, të cilët paguhen nga buxheti i Kosovës.
10,330 euro është shuma për të cilën shpenzon buxheti i Kosovës për këshilltarët e Kurtit.
Në bazë të një kalkulimi të thjeshtë, për çdo vit të qeverisjes së kryeministrit Kurti shpenzohen mbi 100 mijë euro vetëm në paga të këshilltarëve.
.png)
Në mesin 16 këshilltarëve, vetëm një prej tyre është këshilltar i lartë politikë i kryeministrit.
Luan Dalipi, që mban këtë pozicion, në fakt paguhet më së shumti nga të gjithë të tjerët.
1321 euro e 30 cent është paga e Dalipit, që është edhe shef i stafit të kryeministrit.
Ndoënse ka shumë kritika për mos transparencë me mediet, në Qeveri punojnë dy zëdhënës.
600 euro është paga e Përparim Kryeziut, që ushtron rolin e zëdhënësit të Qeverisë. I njëjti deri më tani asnjëherë nuk ka kthyer përgjigje në adresë të Nacionales, por edhe të shumë mediave tjera.
Krahas tij, si zëdhënëse në Qeveri paguhet edhe Rozafa Kelmendi.
Nuk dihet nëse raportet me media Kurti i ndërton mbi këshillat që ia ofron Valbonë Mehmeti, e cila mban funksionin e këshilltares për media e kryeministrit.
Por, kryeministri ka këshilltar edhe për çështje të protokollit, për siguri, për çështje të teknologjisë së informacionit e për çështje të komuniteteve.
Elizabeth Katherine Gowing e këshillon Kurtin për çështjet e komuniteteve, ndërsa për protkolllin e tij përkujdeset Shenaj Shala.
Ndërsa këshillat për teknologji kryeminstri i merr nga Lulëzon Jagxhiu.
Me Andin Hortin, të birin e filozofit të zhdukur Ukshin Hoti, Kurti këshillohet për çështjen e personave të zhdukur, ndërsa për veteranët me Aziz Bicin.
E për siguri, Kurti këshillohet nga ana e Riat Nuredinit.
Por se çfarë këshilla i ofrojnë Kurtit Fëllanza Podrimja, Merdzan Osmani, Edison Beçiri, Nurije Shala e Egzonit Jakupi nuk dihet pasi që nuk kanë ndonjë funksion specifik përtej “këshilltar politik i kryeministrit”.
Krahas tyre, Kurti ka edhe 6 këshilltar të jashtëm, të cilët shërbimet e tyre i ofrojnë pro bono.
Erzen Vraniqi, Agon Hamza, Tienmu Ma, Tea Blakaj-Hoxha, Besnik Pula e Jusuf Ulaj janë këshilltarët e jashtëm të Kurtit, të cilët nuk paguhen nga buxheti i Kosovës.
Ata Kurtin e këshillojnë për shumë çështje përfshirë për çështje juridike, politika publike, shëndetësi e marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare.
Për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Qeverinë Kurti, më konkretisht zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi, e këshillojnë Grupi i Ekspertëve për dialog, të cilët paguhen nga Ambasada Norvegjeze. Në këtë grup bëjnë pjesë Veton Surroi, Blerim Shala, Leon Malazogu e Muhamet Mustafa. Dorëheqje nga aty kanë dhënë Robert Muharremi e Bernard Nikaj.
Kujtojmë që muajin mars, Qeveria Kurti i ka mbushur 1 vjet në pozitë, e cila qeverisje është kritikuar nga opozita e shoqëria civile.