Kurti më 2020: Kur nuk je i korruptuar dhe i shantazhuar, nuk e përjeton trysninë – çka ndodhi tash? - NACIONALE

Kurti më 2020: Kur nuk je i korruptuar dhe i shantazhuar, nuk e përjeton trysninë – çka ndodhi tash?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka trysni mbi mua, nuk ka presion mbi mua. Ata që e kanë përjetuar trysninë duhet të tregojnë se si duket ajo trysni. Unë edhe më tutje jam kurreshtar ta marr vesh se si duket trysnia ndërkombëtare. Por ka mundësi që kur nuk je i korruptuar e nuk mund të të shantazhojnë, nuk e përjeton trysninë.” – këto janë fjalët e Kurtit të thëna në vitin 2020.

Deklarimet e gjatë viteve të kaluara sa ishte në opozitë, po e marrin në qafë tashmë kur është në pushtet. Kurti duket se e ka të vështirë të kujtojë se çfarë ka thënë në vitin 2020 apo ndoshta më të vërtet e ka ndryshuar pushteti.

Një kurreshtje që Kurti e kishte dikur, tashmë besohet se i është hequr. Raportimi i tij në Kuvendin e Kosovës, të hënën, si dhe intervista e tij për medien e njohur “Associated Press”, tregojnë që Kurti po e provon edhe presionin ndërkombëtar.

Mirëpo pyetja është kjo: a është Kurti i shantazhuar apo i korruptuar që nuk po e refuzon presionin ndërkombëtar?!

Për AP Kurti kërkonte që të mos bëhej presion ndaj Kosovë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Fuqitë perëndimore nuk duhet të bëjnë presion mbi vendet më të vogla si Kosova, të cilat janë demokratike. Problemet mes Kosovës dhe Serbisë mund të jenë të vogla dhe të bezdisshme, por ata duhet t'i kushtojnë vëmendje asaj që ka ndodhur në rajon sepse "çdo lloj zgjidhje e gabuar në Ballkan mund dhe do të përdoret diku tjetër.” – kishte deklaruar Kurti AP-në.

Ngjashëm është konfirmuar nga vetë Kurti se ka ndodhur edhe për pranimin e planit franko-gjerman.

Kurti të hënën më 13 shkurt 2023 deklaroi se edhe për pranimin e planit franko-gjerman pati presion. Ai ka thënë se plani ka qenë “merre ose leje” teksa është kërcënuar edhe me “masa ndëshkuese”

Versioni i dytë ka adresuar dy nga komentet tona, por nuk ka lëvizur prapa në asnjë nga parimet që ngërthente dokumenti i parë. Dokumenti kryesor kësja radhe kishte plan zbatimi. Me datë 20 janar 2023, emisarët që shoqëruan Lajçakun, amerikan, gjerman, francez, e italian, dhanë disa qëndrime. Ata më bënë të qartë se propozimi kryesor këtë herë është fare pranë merre ose lëre. Nuk do të lejohet hapja apo negocimi i tij. I gjithë aparati diplomatik e politik i shteteve është vënë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Nuk pritej jo nga Kosova, sepse do të hynim në rrugë konfrontimi me ta. Cfarëdo refuzimi do të shoqërohet hapa kundërshtues e ndëshkues në hapa diplomatik për Kosovën. Unë ia dhashë komentet e mia qysh në fillim të atij takimi. Edhe herën e parë edhe herën e dytë i kam ofruar të shkruara.” – ka thënë Kurti.

Por Kurti pavarësisht këtij presioni nuk ka dhënë shenja se mund të ketë dorëheqje nga pozita e tij teksa tashmë planin franko-gjerman e ka pranuar në parim.

E njoftimi i Kurtit me presionin ndërkombëtarë, ka ngritur në këmbë opozitën të cilët po kërkojnë që Kurti të tregojë nëse tash është i “korruptuar” dhe “i shantazhuar” meqë po i bëhet presion.

Në anën tjetër, ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, ka thënë se Kurti nëse ka qenë i detyruar atëherë është dashur të japë dorëheqje dhe të mos e pranojë planin-franko gjerman pa njohje reciproke.

Kurti sot tregoi ne parlament se ka qene i detyruar ta pranoj planin pa njohje reciproke, per shkak se nuk ka pase rrugedalje tjeter duke treguar se qendrimi i ndermjetesuesve nderkombetar ka qene i llojit "merre ose leje." Eshte per cudi qe Kurti nuk e ka konsideruar si rrugedalje nga kjo situate doreheqjen e tij nga pozita e kryeministrit. Kur nuk mund te realizosh vullnetin e popullit si udheheqes, qe ne kete rast njohja reciproke ne marreveshjen finale me Serbine, atehere doreheqja eshte zgjidhja qe ua deshmon nderkombetareve qe je udheheqes qe realizon vullnetin e popullit e jo te kunderten!”ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndërsa, politiologu Shkodran Ramadani ka kujtuar një deklaratë tjetër të Kurti, kur akuzonte ish-kryeministrat, Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin që po rezistojnë pak ndaj presionit të ndërkombëtareve.

I njëjti sot na thotë: “po e themelojmë se presioni ndërkombëtar është shumë i madh,” ani pse dikur thoshte se “presioni ndërkombëtar është i madh sepse Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa po rezistojnë pak”.” – ka shkruar ndër të tjera Ramadani në Facebook.

Lajme të ngjashme