Kurti me 17 persona tjerë të kabinetit i harxhuan 124 mijë euro për vetëm gjashtë muaj
Kursimi i parasë publike ishte mes premtimeve kryesore të kryeministrit Albin Kurti. Megjithatë, del se harxhimet e tij me kabinet janë goxha të mëdha për gjashtë muajt e parë të këtij viti.
Kryeministri Kurti së bashku me kabinetin e tij për gjashtë muajt e parë të këtij viti i harxhuan 124 mijë e 639 euro në bazë të të dhënave që ka siguruar Telegrafi.
Kryeministri Kurti nuk ka harxhuar para sa i përket mëditjeve në udhëtime zyrtare dhe për shpenzime telefonike. Megjithatë, ai ka shpenzuar goxha shumë në karburant të veturave (3372 euro), për bileta të udhëtimit (5532 euro) dhe në shpenzime të akomodimit (2404 euro).
Sa i përket drekave dhe përfaqësimit të kabinetit janë shpenzuar 54 mijë e 765 euro.
Shpenzimet më të mëdha kabineti i Kurtit i ka bërë në bileta udhëtime, me një shumë kap vlerën e 32 mijë e 227 eurove.
Ndërkohë, më së paku ka shpenzuar sa i përket karburantit të veturave (5845 euro).