Kurti kthehet nga Davosi, shkon në Istog për të parë dëmet nga vërshimet - NACIONALE

Kurti kthehet nga Davosi, shkon në Istog për të parë dëmet nga vërshimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer në Kosovës. E momentalisht, ai është në një vizitë në qytetin e Istogut, qytet që po ashtu është prekur nga vërshimet pas të reshurave të dendura atmosferike të ditëve të fundit.

Së bashku me Kurtin, në Istog janë parë edhe ministrat Armend Mehaj dhe Elbert Krasniqi. Në Istog, Kurti dhe ministrat e tij janë pritur nga zyrtarët komunalë, përfshirë kryetarin e Istogut Ilir Ferati.

Ndryshe, raportohet se 8 fshatra janë vërshuar si pasojë e shiut të madh që ka rënë ditëve të fundit.

Lajme të ngjashme