Kurti insiston se dialogu nuk është prioritet për të: Unë në vikend isha në Ohër, tash nuk jam në Ohër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po insiston se dialogu nuk është prioritet për të, pavarësisht intensifikimit të bisedimeve me Serbinë, dhe arritjen e një marrëveshje së fundi në Ohër.
Kurti në një konferencë për media po konsideron se gazetarët “po konstatojnë” se dialogu nuk është top-prioritet për të.
“Nuk është top-prioritet siç po konstatoni ju. Mund të ju duket juve, po unë po e perjetoj. Nëse shihni nga angazhimi im nuk është top prioritet.” – tha ai.
Kurti tutje, e ka thënë edhe një fjalë tjetër rreth kësaj: “Unë në vikend isha në Ohër, tash nuk jam në Ohër”.
Kryeministri edhe më tej, insistoi se kjo nuk është e vërtetë.
"Ne nuk kemi diskutuar për dialogun sot, por për qytetarin e Republikës, çfarë kemi sjellur për të. Sinqerisht, nuk është e vërtetë." - tha ai.