Kurti i mërzitshëm në Rubikon: E 'kritikon' Kelmendin, flet çuditshëm për ikjen e njerëzve nga Kosova - NACIONALE

Kurti i mërzitshëm në Rubikon: E 'kritikon' Kelmendin, flet çuditshëm për ikjen e njerëzve nga Kosova

1 vit më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka dhënë sërish edhe sonte një intervistë, por kësaj radhe jo në objektin e televizonit, por në zyrën e tij në kryeministri. Nuk dihet arsyeja se pse Kurti zgjodhi të mos shkojë në obejtin e Klan Kosovës, megjithatë, atij iu shtruan shumë pyetje nga ana e gazetarit Adriatik Kelmendi. Kurti foli gjatë për qeverisjen e brendshme, zhvillimin e pretenduar ekonomik, njohjet e munguara e ikjen e dhjetra mijëra qytetarëve nga Kosova gjatë dy viteve të qeverisjes së tij.

Ndoshta qëndrimi më befasues ishte pikërisht ky për ikjen e qytetarëve. Tash Kurti nuk e fajëson keqqeverisjen, por mungesën e ndërlidhjes së diplomës universitare me kërkesat e tregut të punës.

“Unë besoj që qytetarët e lëshojnë vendin, kryesorja është meqenëse nuk kemi lidhje midis diplomave të universiteteve e fakulteteve tona dhe tregut të punës. Mendoj që ky është një ndër faktorët kryesor. Njerëzit që e lëshojnë Kosovën është arsye kanë që mbarojnë juridik, mbarojnë ekonomik, mirëpo është i ngopur tregu i punës për profesione, sepse asnjëherë nuk ka pasë një Qeveri që krijon urën midis arsimit dhe aftësimit profesional në njërën anë dhe tregut të punës në anën tjetër” – deklaroi Kurti.

Tutje, Kurti e “kritikoi” moderatorin Kelmendi, i cili deklaroi se njerëzit po e humbin shpresën.

“Tash nëse dikush është afër humbjes së shpresës, se ka edhe të tillë, nuk ndihmon kur ju themi që po e humbin shpresën. Është i rëndësishëm edhe ky aspekt, në thelb të çështje, po e rithkesoj edhe një herë, është mungesa e prodhimtarisë vendore, struktura e ekonomisë tek ne, e cila është bazuar në import, konsum, e financa, e jo në përpunim e prodhim.” – shtoi Kurti.

Sërish, fajtori kryesor në diskursin e Kurtit ishin qeveritë e kaluara. Madje, kur u përball me çështjen e mungesës së njohjeve të pavarësisë së Kosovës, Kurti tha se nuk varet çdo gjë nga Kosova, një argument që nuk e dënjonte ta pranonte kur kritikonte qeveritë e kaluara për këtë temë. Edhe në këtë pyetje, pra për mungesën e njohjeve të pavarësisë, Kurti u “kap” pak me Kelmendin, duke i thënë se po flet sikurse të kishte përfunduar mandati i tij.

“Sinqerisht po flisni thu se u kry mandati, është gjysma e parë e mandatit. Nuk varet gjithçka prej neve, kemi bërë krejt çka dimë e mundemi. Nuk besoj që të tjerët kishin bërë më mirë.” – deklaroi Kurti.

I pari i ekzekutivit e përsëriti të njëjtin argument kur u pyet për raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, që theksoi se ka zyrtarë të korruptuar në Qeverinë e Kosovës.

“Pra thotë disa zyrtarë të korruptuar, në raportet e viteve të mëhershëme është shumë zyrtarë.Kemi rënë nga shumë në disa, nuk e kemi bërë korrupsioni 0, e pranoj por mbase duhet përmendur edhe Transparency International, kemi përparur për 20 vende në dy vite dhe sipas Ëorld Justice Project, jemi për vitin e dytë të parët në Ballkanin Perëndimor dhe të dytët sa I përket përmirësimit të sundimit të ligjit pas Hondurasit,”- ka thënë Kurti.

Ndryshe, Kurti foli edhe për shtesat për fëmijtë, por e dha edhe një koment në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth Ligjit për Këshillin Prokurorial, të cilin e shpalli si jokushtetues.

“Po si ta di unë që do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese një ligj, i cili e ka kaluar dy herë Komisionin e Venecias, i cili është dakorduar me Ambasadën Amerikane, me Bashkimin Evropian, me Mbretërinë e Bashkuar, me të gjithë akterët e shoqërisë civile, dhe nuk mjafton Komisioni i Venecias, por vihet e rrëzohet këtu në Gjykatën tonë Kushtetuese” – vlerësoi Kurti.

Lajme të ngjashme