Kurti i lidhi ditët e festave për të qëndruar në Norvegji: Pamje teksa kthehet në Kosovë - NACIONALE

Kurti i lidhi ditët e festave për të qëndruar në Norvegji: Pamje teksa kthehet në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në Norvegji për disa ditë.

Kjo me gjasë pasi ka lidhur edhe katër ditë pushimi që kishin zyrtarët publikë në Kosovë, pasi Pashkët dhe Dita e Kushtetutës u kompensuan të hënën dhe të martën.

Nacionale ka siguruar pamje teksa Kurti kthehet në Kosovë, dhe ai ka zbritur në Aeroportin “Adem Jashari” para pak minutash.

Udhëtimet e Kurtit në Norvegji nuk janë edhe fort të rralla, kjo për shkak se bashëkshortja e tij vjen nga Norvegjia.

Kurti direkt pas kthimit nga Norvegjia do të shkojë në qeveri, pasi për në orën 11:00 e kanë caktuar mbledhjen e radhës të ekzekutivit.

Lajme të ngjashme