Kurti i kërcënoi bizneset, Limaj: "Protesta e tyre duhet të merret shumë seriozisht, shumë" - NACIONALE

Kurti i kërcënoi bizneset, Limaj: "Protesta e tyre duhet të merret shumë seriozisht, shumë"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokarte, u pyet për protestën e madhe të bizneseve prodhuese të cilët kanë bllokuar rrugët hyrëse në Prishtinë – për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës përmes ZRrE-së për t’i vendosur në të ashtuquajturin treg të lirë – ku tashmë çmimet e energjisë elektrike janë gati trefishuar.

Limaj i çoi porosi Albin Kurtit, partnerit të tij potencial, se ajo “duhet të merret shumë shumë seriozisht”.

“Duhet m’u marrë shumë seriozisht. Seriozisht, shumë seriozisht. Mos harorni bizneset janë motorri i zhvillim ekonomik të Kosovës, duhet me shumë kujdes të trajtohet ajo temë. Keni prek në pikën time të dobët. Energjia, është edhe në paketën time ligjore”, tha Limaj.

Lajme të ngjashme