Kurti: Grupet kriminale e strukturat paralele janë shpordhur, mund të ketë elemente të tyre ende - NACIONALE

Kurti: Grupet kriminale e strukturat paralele janë shpordhur, mund të ketë elemente të tyre ende

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media pas sulmit në kanalin e Ibër Lepencit, është pyetur mbi deklaratën e tij se “veriu nuk ka qenë kurrë më i sigurtë”.

Ai ka thënë se grupet kriminale dhe strukturat paralele janë shpordhur, por mund të ketë ende elemente të tyre.

“Më 29 qershor të vitit të kaluar, Mbrojtja Civile dhe Brigada Veriore janë shpallur organizata terrorirriste. Qënrimi ynë ka qenë i drejtë, u patëm kritikuar, u patëm kundërshtuar për këtë shpallje. Nuk i kam emrat e atyre që kanë vënë eksplozivin në kanalin që furnizon Kosovën e këtej, por di një gjë, elemente të tilla kriminale, qofshin edhe zyrtarisht anëtarë të Mbrojtjes Civile e Brigadës Veriore, ose që nuk janë formalisht, e kanë mbështetjen dhe dirigjimin nga Beogradi zyrtar. Nuk do të kishte Mbrojtje Civile apo Brigadë Veriore nëse nuk do ta kishin mbështetjen, financimin dhe dirigjimin nga Beogradi zyrtar. Elementë të tyre, individë mund të ketë ende, por ato grupe kriminale, struktura paralele, janë shpordhur.

Arsyeja pse Kosova duhet të përballet me këto sulme tash, është pikërisht suksesi i Republikës së Kosovës, është duke i çmendur ata. Janë gjithnjë më agresiv e më nevrik, po të dështonim nuk do t’i bënin këto.” – u shpreh Kurti, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme