Kurti: Gjithçka po shkon drejt normalizimit, pas zgjedhjeve të reja mund të ketë kryetarë të rinj - NACIONALE

Kurti: Gjithçka po shkon drejt normalizimit, pas zgjedhjeve të reja mund të ketë kryetarë të rinj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albi Kurti ka thënë se situate në veri po shkon drejt normalizimit.

Pas një aktiviteti në komunën e Dragashit, ai ka treguar se kryetarët të rinj për katër komunat veriore do të ketë vetëm pas mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Unë e kuptoj që në zgjedhjet që janë mbajtur në komunat në veri të Kosovës ka pasur dalje shumë të ulët dhe legjitimiteti është i vakët, mirëpo këta kanë pak legjitimitet e ata të tjerët kanë aspak legjitimitet. Andaj, pas zgjedhjeve të reja mund të ketë kryetarë të rinj. Nuk mund të ketë kryetarë pa zgjedhje të reja dhe zyrat e ndërtesat e komunave në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok janë asete të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se tani është e nevojshme që të mos kemi protesta të dhunshme në veri.

Situata në veri të Kosovës duhet të deeskalohet, për këtë është e nevojshme që të mos ketë më protesta të dhunshme, ata të cilët i kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe gazetarët duhet të përballën me drejtësinë, e që në të ardhmen të kemi zgjedhje të lira, ku qytetarët e shprehin lirshëm vullnetin e tyre”, ka deklaruar Kurti, raporton KK.

Lajme të ngjashme