Kurti gjen një organizatë “famëkeqe” për t`u krenuar me qeverisjen e tij: Henley & Partners "ia nxiu jetën" gazetares së vrarë malteze - NACIONALE

Kurti gjen një organizatë “famëkeqe” për t`u krenuar me qeverisjen e tij: Henley & Partners "ia nxiu jetën" gazetares së vrarë malteze

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka gjetur një indeksim të organizatës “Henley & Partners” për t`u krenuar me qeverisjen e tij. Duke përmendur Indeksin Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve të organizata, ai ka thënë se Kosova rendit në vendin e 26.

Indeksimi i organizatës në fjalë nuk janë marrë seriozisht nga opozita dhe shoqëria civile.

Ata kanë kontestuar këto të dhëna dhe kanë kritikuar organizatën “Henley & Partners”, duke e cilësuar si famëkeqe.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është tallur me Kurtin për këtë çështje.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka bërë me dije se kjo organizatë e ka renditu Kosovën para Belgjikës, Francës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë indeksim.

Albin 'gjeniu' e paska gjetë një organizatë “Henley & Partners” e cila e ka renditë Kosovën para Belgjikës, Francës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Japonisë sipas Indeksit Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve. Po, në kohën në të cilën jetojmë edhe organizata të tilla mund të gjenden, por indeksimi nuk e ndryshon realitetin ekonomik”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Më tej, ajo ka përmendur realitetin në Qeverinë Kurti.

Realiteti për të cilin Albin Kurti s’ka guximin me e nxjerrë asnjë gjysmë fjale, bile nuk guxon as në intervista me shku përveç nëse moderatori është përfitues i fondeve të qeverisë është ky: Këtë vit çmimi i energjisë elektrike për bizneset është rritë deri në 300%, Si rezultat i politikave të Qeverisë ka lulëzuar mafia energjetike, Gjatë mandatit të qeverisë Kurti janë dhënë 3000 tendera të negociuar, Gjatë mandatit të Kurtit kanë ikur mbi 250 mijë qytetarë nga vendi, shumica nga ata me viza pune dmth. punëtorë të kualifikuar”, ka shkruar Bajrami.

Kurse, juristja e mediave Flutura Kusari ka thënë se organizata që po i referohet Kurti është famëkeqe.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka treguar të bëmat e organizatës “Henley and Partners”.

Henley and Partners, të cilës po i referohet Kurti dhe qeveria për me u krekosë me të arritura, nuk është asgjë tjetër pos një kompani famëkeqe ligjore që e ka zgjeru biznesin edhe në pasaporta dhe investime. Për këtë kompani, të cilën e njoh shumë mirë, mundem me shkru gjatë, por po i lus gazetarët që të hulumtojnë dhe ta informojnë publikun. Ajo që mund të them është që Henley and Partners ia kanë nxi jetën gazetares së vrarë malteze Daphne Caruana Galizia”, ka shkruar Kusari.

Çka tha Kurti?

Kryeministri në detyrë Albin Kurti mbrëmë është krenuar me gjetjet e kësaj organizate.

Ai ka thënë se sipas Indeksit Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve të publikuar nga organizata Henley, Kosova rendit e 26-ta.

Kosova në mesin e shteteve më të sigurta në botë për të investuar. Nga 226 shtete, renditemi në vendin e 26-të, sipas Indeksit Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve të publikuar nga organizata Henley. Jemi të parët në rajon në këtë indeks, si dhe shumë pozicione përpara disa shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Ky rankim i Kosovës është dëshmi e radhës e rritjes ekonomike dhe fuqizimit të sundimit të ligjit dhe sigurisë, sektorë të cilët bëjnë të mundur që të kemi ambient të përshtatshëm për të bërë biznes dhe të ofrojmë mundësi për investim në shumë fusha”, ka vlerësuar ai, duke u përmendur detaje tjera.

Kosova si vend i sigurt për të investuar, sipas Henley, vjen si lajm vetëm disa muaj pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e hoqi vendin tonë nga lista e Shteteve në Situata të Brishta dhe Konflikti, si dhe pak ditë pasi i njëjti institucion vlerësoi se Kosova do të vazhdojë të ketë edhe për këtë vit rritjen më të lartë ekonomike në rajon. Përkundër krizave globale dhe sfidave të shumta nga faktorë të jashtëm, shteti ynë vazhdon të forcohet, të ofrojë kushte më të mira për zhvillim socio-ekonomik dhe investime të sigurta”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme