Kurti fshehu detajet, por i zbulon këshilltari i Blinkenit: Diskutuam për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat - NACIONALE

Kurti fshehu detajet, por i zbulon këshilltari i Blinkenit: Diskutuam për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar të enjten me Derek Chollet, këshilltar Special në Departamentin Amerikan të Shtetit. Por deklarimin në lidhje me këtë telefonatë, shefi i ekzekutivit e pati goxha ndryshe nga zyrtari amerikan.

Ky i fundit, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka bërë të ditur se një prej çështjeve që u diskutua në bisedën mes tyre, ka qenë shtyrja e zbatimit të vendimit për targat.

Veç kësaj, Kurti e Chollet kanë diskutuar edhe për shamngien e tensioneve.

Fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sot për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të rregullave të reja të targave, pa konfiskime apo gjoba. Gjithashtu diskutuam për partneritetin tonë dhe synimet e përbashkëta për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ka thënë Chollet.

Kryeministri kosovar, duket se ka fshehur pjesët kryesore që i diskutoi me këshilltarin amerikan.

Asnjërën prej dy detajeve të lartëpërmendura, Kurti nuk i përmendi , i cili në postimin e tij të publikuar para se të reagonte Chollet, tha se kanë folur për “mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën".

Sot fola me Këshilltarin Special Amerikan, Derek Chollet dhe e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën për integrimin euroatlantik. Siç tregohet në @TheWJP Raporti i vitit 2022, Kosova duke u renditur si e para në WB6 dhe i dyti më i përmirësuar në nivel global, ne përsëri dëshmojmë se sundimi i ligjit shkon krah për krah me paqen, sigurinë dhe demokracinë”, shkroi Kurti.

Reagon edhe ambasadori amerikan

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier i cili ka shpërndarë “twittin” e këshiltlarit Chollet, i cili tha se është e rëndësishme shtyrja e vendimit për targat në mënyrë që të shmangen tensionet.

“Ne dënojmë gjithashtu veprimet për të frikësuar ose për t’u hakmarrë ndaj atyre serbëve që kanë ndërruar targat e tyre në RKS. E rëndësishme për të shmangur tensionet dhe për të shtyrë zbatimin e rregullave të reja të targave. Ne dënojmë gjithashtu veprimet për të frikësuar ose hakmarrë ndaj atyre që kanë ndërruar pjatat e tyre", ka thënë Hovenier.

Vizita e Escobar në Kosovë, ‘enkas për targat’

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor gjatë javës së kaluar qëndroi në Kosovë, ku konfirmoi se një prej kërkesave kryesore që pati, ka qenë shtyerja e vendimit për targat për 10 muaj të tjerë.

Sipas Emisarit të ShBA-ve ky është një rekomandim dhe siç shtoi, “kur japin rekomandime është mirë të dëgjohen”.

“Dua të filloj duke thënë se Kosova ka të drejtë që ta zbatojë këtë, por ne duam të zbatojmë në një formë paqësore dhe që nuk i ngritë tensionet e që nuk na shpërqendron nga disa gjëra që duhet t’i bëjmë. Nuk është sekret që ne kemi kërkuar një periudhë më të gjatë të zbatimit dhe kemi kërkuar edhe 10 muaj të tjerë", kishte deklaruar ai për Kanal 10.

Në pjesën e dytë të deklaratës së tij, ai kishte kujtuar faktin se kjo nuk është veç kërkesë e ShBA-së, por edhe e vendeve të QUINT-it.

"Do të doja ta shihja këtë që të ndodhte. Kjo nuk është vetëm kërkesë e SHBA-së, por e gjithë QUINT-it. Dhe, kjo është për shkak se ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën”, tha ai.

Lajme të ngjashme