Kurti flet për emërimin e Rilind Gërvallës: Nuk kam pasur interesim se kush zgjidhet në RTK - NACIONALE

Kurti flet për emërimin e Rilind Gërvallës: Nuk kam pasur interesim se kush zgjidhet në RTK

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar punësimin e aktivistit të VV-së, Rilind Gërvalla në pozitën e drejtorit të RTK-së si dhe për reformat e tjera në televizionin publik.

Ai ka thënë se nuk ka pasur interesim për të kuptuar se kush po zgjidhet drejtor në RTK, duke shtuar se nuk perferon që aktivistët të marrin pozita.

Nuk kam pasur dhe as që kam gatishmërinë e as interesim se kush zgjidhet në RTK, jam i interesuar ta shoh qe RTK është lider sepse besoj në shërbimin publik. Në vitet e kaluara ka pas shpërputhje midis buxhetit dhe programit. Programet kulturore edukative, kur nuk mund të presësh shumë prej televizoneve private e kanë vendin në televizionin publik.” – ka thënë ai.

Besoni që asnjë anëtar e aktivist unë nuk e preferoj të marrë ndonjë detyrë." - shtoi ai, shkruan EO.

Më tej, Kurti ka folur edhe për zvogëlimin e buxhetit të RTK-së nga 16 milionë në 8 milionë euro.

Nuk po them se mungesa e mjeteve e rritë cilësinë por ka nevojë për reforma, duhet bërë bordi dhe menaxhmenti aty.” – ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti është arsyetuar duke thënë se asnjë nga familjaraët e tij “nuk kanë shkelur në pragun e qeverisë”, duke aluduar që nuk ka punësime familjare.

As dy vëllezërit e mi as dy prindërit e mi nuk kanë shkelë pragun e ndërtesës së qeverisë dhe nuk do ta bëjnë këtë.” – është shprehur Kurti.

Kështu ka thënë Kurti gjatë konferencës “Siguria kibernetike: A është dezinformimi kërcënimi i radhës?" organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI).

Lajme të ngjashme