"Shqetësuese": Von Cramon kritikon emërimin e Rilindit të VV-së në RTK - NACIONALE

"Shqetësuese": Von Cramon kritikon emërimin e Rilindit të VV-së në RTK

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Përfshirja e partisë në pushtet në transmetuesin publik me emërimin e aktivistit të partisë në pushtet, Rilind Gërvalla, bëri bujë të madhe, duke shkaktuar reagime të shumta vendore dhe ndërkombëtare. Dhe kjo gjë duket se nuk ka kaluar pa u vënë re as nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në kuadër të takimit të 10-të të Komisionit të përbashkët Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në në Parlamentin Evropian në Strasburg, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian shprehu shqetësimin e saj se emërimi i Gërvallës ishte politik, dhe aspak një proces i depolitizuar siç kishin shpresuar.

"Caktimi i drejtorit të ri të RTK-së, ne kishim shpresuar që të ishte një proces i depolitizuar dhe në fund u pa që ishte një person i cili ka përkatësi të qartë partiake dhe kjo është shqetësuese." - tha ajo.

Zgjedhja e tij në këtë pozitë, të bërë nëpërmjet konkursit të organizuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekajt, ka marrë reagime të ashpra edhe nga organizatat ndërkombetare. Ata e kanë vlerësuar si një ndërhyrje politike në institucionin publik.

Rilind Gërvalla është një aktivist i njohur i partisë në pushtet, Vetëvendosjes. Megjithatë, komisioni vlerësues nuk e ka konsideruar lidhjen e tij me këtë parti si një pengesë për emërimin në këtë pozitë. Në fakt, të gjithë anëtarët e bordit të transmetuesit publik, me tetë vota pro, kanë miratuar emërimin e tij në këtë pozitë.

Në këtë kontekst, emërimi i tij në këtë pozitë është konsideruar i rrezikshëm duke vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe neutralitetin e RTK-së. Në rregullat e RTK-së për kandidatët që konkurojnë për pozita menaxheriale, thuhet qartë se kriteri kryesor për të qenë pjesë e menaxhmentit të RTK-së është që kandidati të mos jetë pjesë e partive politike në paktën tre vitet e fundit.

Lajme të ngjashme