Kurti flet në telefon me Scholzin: Riafirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Kurti ka thënë se e ka falënderuar kancelarin Scholz për mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Në një telefonatë me kancelarin gjerman Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE.” – ka shkruar Kurti.
Më tej, ai ka thënë se Scholzi ia ka konfirmuar anagzhimin e Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes Bazë.
“Gjithashtu riafirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë.” – ka shkruar Kurti në rrejtin social “X” të njohur si Twitter.
In a call w/ @Bundeskanzler Scholz I expressed gratitude for 🇩🇪's steadfast support for 🇽🇰 and underscored the hope that 🇩🇪 will support our @coe bid in alignment with PACE recommendations. I also reaffirmed our commitment for full implementation of the Basic Agreement.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 29, 2024