Kurti flet me deputetët e Vetëvendosjes në Kuvend, s'përmend shkeljet kushtetuese nga ta: Opozita po na bllokon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po flen në seancën për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit, në të cilën seancë nuk po marin pjesë partitë opozitare. Kurti aty, shpjegoi se përse sipas tij, shkuam në zgjedhje në dhjetor, duke mos përmendur shkeljet kushtetuese nga Vetëvendosje, me votimin e fshehtë për Kryetarin e Kuvendit.
“Sot kemë mbërritur në fund të afatit kushteues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Dështimi në zgjedhjen e Presidentin e dërgon vendin në zgjedhje të reja. Pothuajse ç’do stinë të vitit i bie të kemi zgjedhje. Opozita na bllokoi fillimisht që ta zgjedhim Albulena Haxhiun Kryetare të Kuvendit. Qëllimi i bllokimit nga opozita ishte ta bllokonte Lëvizjen Vetëvendosje. Për ta çuar bllokimin deri në fund, ata testuan Gjykatën Kushtetuese. Vendi shkoi në zgjedhje në dhjetor sepse opozita nuk pati vullnet, për të bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje. Ishin refuzimet e njëpasnjëshme të opozitës për të bashkëpunuar me Vetëvendosjen që e çuan vendin në zgjedhje” – tha Kurti