Kurti e VV-së: Po më pyesin pse s’po reagon për deputeten Musliu, së pari kritikë politikanëve, e tani qytetarëve - NACIONALE

Kurti e VV-së: Po më pyesin pse s’po reagon për deputeten Musliu, së pari kritikë politikanëve, e tani qytetarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, njëherit kryetare e grupit të grave deputete, ka reaguar në lidhje me ofendimet ndaj deputetes Ganimete Musliu.

Në një shkrim në Facebook, Kurti ka thënë se fajtorë ka në seancë, në media dhe në rrjete sociale.

“Së pari kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e sulmoi kryetaren e Grupit Parlamentar të LV-së Mimoza Kusari - Lilën duke i përmendur moralin. Sa herë që morali u përmendet grave në politikë dihet tendenca dhe nuancat e këtij asociimi. E njëjta nuk ndodhë me burrat.” – ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka pretenduar se mediat, raportuan që dy ministre dolën në mbrëmje, derisa pritej të vazhdohej seanca.

Mes tjerash ajo ka shkruar: “Ndërkaq, deputetja Ganimete Musliu po ballafaqohet me komente fyese në fejsbuk dhe media pas një fjalimi në po atë seancë. Dënoj çdo ofendim që cenon integritetin njerëzor.”.

Në fund, ajo ka thënë se “nuk mund t’i falë politikanët, e t’ia fillojë nga qytetarët”.

“Tash unë po pyetem se pse nuk po reagoj për komentet ndaj deputetes Musliu. Asnjëherë nuk jam dakord dhe nuk është hera e parë që reagoj por deputeten Musliu por nuk mund t'i fal politikanët e t'ia nis nga qytetarët. Pra, së pari kritikë politikanëve për keqpërdorim të mikrofonit në Kuvend pastaj qytetarëve për fejsbuk. – tha ajo.

Postimi i plotë:

Në një seancë të vetme u shumëfishua gjuha seksiste. Fajtorë ka në seancë, në media dhe në rrjete sociale.

Së pari kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e sulmoi kryetaren e Grupit Parlamentar të LV-së Mimoza Kusari - Lilën duke i përmendur moralin. Sa herë që morali u përmendet grave në politikë dihet tendenca dhe nuancat e këtij asociimi. E njëjta nuk ndodhë me burrat.

Së dyti disa prej mediave shkruan se dy ministre paskan dalë në mbrëmje derisa pritet të mbahet vazhdimi i seancës. Nuk është e ndaluar që gratë të dalin. Madje ka aktiviste që e kanë adresuar që prej moti këtë. Kurse deputeti Mërgim Lushtaku po në atë seancë ua pëmendi më vonë alkoolin. Edhe kjo dihet që ka rol tjetër kur është fjala për gratë.

Ndërkaq, deputetja Ganimete Musliu po ballafaqohet me komente fyese në fejsbuk dhe media pas një fjalimi në po atë seancë. Dënoj çdo ofendim që cenon integritetin njerëzor.

Tash unë po pyetem se pse nuk po reagoj për komentet ndaj deputetes Musliu. Asnjëherë nuk jam dakord dhe nuk është hera e parë që reagoj por deputeten Musliu por nuk mund t'i fal politikanët e t'ia nis nga qytetarët. Pra, së pari kritikë politikanëve për keqpërdorim të mikrofonit në Kuvend pastaj qytetarëve për fejsbuk.

Me Mimozën, me Ganimeten, me Albulenėn, me Arbërinë.

Ne duhet të jemi të gjitha bashkë, jo veç për veten tonë, por për të gjitha gratë e Kosovës që presim ta zvogëlojmë dhunën, të ndikojmë në punësim e arsim dhe në kushtet e jetës e eksperiencave të grave në përgjithësi.

Lajme të ngjashme