Kurti e Vitia vizitojnë foshnjën e parë të vitit 2023 dhe nënën e saj - NACIONALE

Kurti e Vitia vizitojnë foshnjën e parë të vitit 2023 dhe nënën e saj

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Dua Rrustemi është fëmija i parë i lindur i këtij viti në vendin tonë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në shoqërinë e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar nënën dhe foshnjën e parë të ardhur në jetë këtë vit kalendarik.

Siç edhe mund taë shihet, si nëna, ashtu edhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë.

"Katër minuta pas mesnate lindi Dua Rrustemi, foshnja e parë në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së në vitin 2023. Bashkë me nënën e saj Elonën janë shëndosh e mirë. Uruam edhe babain Arbënorin dhe falenderuam mjekët e infermieret që po punojnë me shumë përkushtim në këtë ndërrim motmotesh", thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Më poshtë edhe postimi:

Lajme të ngjashme