Kurti e Nehammer flasin për planin franko-gjerman dhe kërkesën për rritjen e numrit të ushtarëve të KFOR-it - NACIONALE

Kurti e Nehammer flasin për planin franko-gjerman dhe kërkesën për rritjen e numrit të ushtarëve të KFOR-it

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Austri. Nga atje Kurti ka mbajtur konferencë për media bashkë me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer. Ata janë pyetur për planin franko-gjerman si dhe për kërkesën e shtimi të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë.

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka thënë se liberalizimi i vizave do të bëhet në vitin 2024.

Kosova e ka vendosur që të jetë pjesë e familjes evropiane. Ka bërë shumë në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Dhe kjo ka qenë një rrugë e mundimshme. Ajo çka më gëzon është që ky rrugëtim do të shpërblehet. Ne së bashku me Kosovën do të përjetojmë liberalizmin e vizave në vitin 2024," u shpreh Nehammer.

I pyetur për planin franko-gjerman, ka thënë se Austria do të ofrojë ndihmë nëse ka vështirësi që të gjendet kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë.

Në situatën mes Kosovës dhe Serbisë ne e shohim vetën si urëlidhëse, duhet të gjejnë mënyrë që të ballafaqohen mes tyre dhe të gjejnë një urë bashkëpunuese,

Austria do të jetë e gatshme që të ofrojnë ndihmë dhe përkrahje ku për arsye të ndryshme nuk mund të gjendet kompromisi,” – ka thënë ai në konferencë të përbashkët me Kurtin.

Ndërkaq Kurti ka përsëritur se propozimi franko-gjerman është bazë e mirë për marrëveshje.

Është bazë e mirë ky propozim për të vazhduar më tutje në negociata jemi në një momentu kur flasim për njëmarrëveshje për normalizim të plotë. Mund të adresohet edhe çështja e Asociacionit por sipas Kushtetuese i ka dhënë shumë privilegje dhe Kushtetuta që është përpiluar nga Marty Ahttisarit, në frymë e saj nuk lejon asociacion një-etnik. Në fjalën e parë thotë se Kosova duhet të jetë shoqëri shumë etnike dhe asociacionet një etnike nuk janë në fyrmën e atij plani dhe Kushtetutës tonë.” – ka thënë Kurti.

Ndërsa për kërkesën e Kurtit që të shtohen trupat e KFOR-i, kancelari austriak ka thënë se përkrahin këtë thirrje dhe se janë të gatshëm të dërgojnë trupa shtesë nëse kërkohet nga KFOR-i dhe NATO.

Kemi më shumë se 300 ushtarë që kryejnë detyra. Ne e mbështesimi thirrjen e Kosovës për rritjen e trupave për siguri më të madhe dhe do të jemi të gatëshmë të dërgojmë nëse KFOR-i na kërkon këtë gjë. Jemi të gatshëm të nëse kjo kërkohet zyrtarisht nga KFOR-i apo NATO.” – ka thënë ai.

E kjo kërkesë sipas Kurti u bë duke parë bazat ushtarke të Serbisë në kufi me Kosovën.

Për shkak të 48 bazave të Serbisë afër Kosovës elementeve ushtarake si mercenarët e Wagnerit dhe prezenca e tyre është brengosëse.” – ka thënë ndër të tjera Kurti.

Ndër të tjera Kurti ka falënderuar Austrinë për përkrahjen e tyre.

Kjo është vizita ime e parë zyrtare për ketë vit dhe ku ka më mirë se të fillohet se me qytetin e bukur të Vjenës,

70 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në Austri që shërbejnë si ambasador, pra nuk kemi një ambasador këtu,

Megjithatë ky qytet ka qenë dëshmitar i negociatave të vështira dhe kompromiseve të dhimbshme që çuan në pavarësinë e Kosovës dhe pas një muaji do të festojmë 15 vjetorin e pavarësisë,

Janë zëri i arsyes për Kosovën në institucionet evropiane.” – ka thënë Kurti ndër të tjera.

Kujtojmë se kjo është vizita e parë zyrtare e Kurtit jashtë shtetit për vitin 2023.

Lajme të ngjashme