Kurti e Murati e vizitojnë pensionisten 113-vjeçare, i dhurojnë një buçetë me lule - NACIONALE

Kurti e Murati e vizitojnë pensionisten 113-vjeçare, i dhurojnë një buçetë me lule

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë vizituar bashkë një grua të moshuar. Më saktësisht, këta dy vizituan një 113-vjeçare, e cila është pensionistja më e vjetër në Kosovë.

Murati ka shkruar në Facebook se ajo është e lindur në vitin 1909 dhe se ajo vazhdon të jetë e kthjellët.

“Bashkë me Kryeministrin Kurti, pas vizitës tek prodhuesit vendorë, sot ishim në vizitë edhe te halla Xhezide, e cila me 113 vite është pensionistja më e moshuar në Republikën tonë.

E lindur në vitin 1909, ajo ka përjetuar shumë situata e ndryshime epokash. Por pavarësisht moshës së shtyrë ajo ende kishte kthjelltësinë e mendjes dhe forcën fizike.” – shkroi Murati.

Lajme të ngjashme