Kurti e lavdëron Fondin Sovran: Është projekti më i madh ekonomik ndonjëherë në vend - NACIONALE

Kurti e lavdëron Fondin Sovran: Është projekti më i madh ekonomik ndonjëherë në vend

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, e ka shkruar një status në faqën e tij në Facebook, në të cilin ka pasur fjalë të mëdha për Fondin Sovran, një nismë rreth ekonomisë nga ana e Qeverisë së tij.

Ai ka shkruar se Fondi Sovran është projekti më i madh ekonomik në vend ndonjëherë.

“Fondi Sovran është projekti më i madh ekonomik në vend, ndonjëherë.

Këtë muaj janë bërë fiks gjashtë vjet prej kur për herë të parë dhamë propozimin e bashkë me të edhe zotimin për Fondin Sovran. Prej atëherë, ai ka qenë pjesë e secilës platformë tonë zgjedhore, përfshirë edhe programin qeverisës të Qeverisë Kurti 1.” – shkroi Kurti.

Tutje, shefi i ekzekutivit vlerësoi se shumë vende të botës kanë fond sovran.

“170 shtete të botës, nga gjithsej rreth 200 sa janë gjithsej, kanë fonde sovrane. Trendi më i lartë i formimit të fondeve sovrane është shënuar në fillim të viteve 2000. Dy dekada pas, Kosova do të jetë pjesë e shumicës së botës dhe e trendit global.” – shkroi Kurti.

Lajme të ngjashme