Kurti e citon Fan Nolin, i dërgon mesazh Serbisë: I vogli shtrin viganin dhe i shtypuri tiranin
Albin Kurti, kryeministër i Qeverisë së Kosovës dhe kryetar i LVV-së, ka mbajtur një fjalim të gjatë para aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.
Në këtë fjalim, ai foli edhe për shumë tema të tjera, përfshirë qeverisjen e tij, dialogun e luftën në Ukrainë. Madje për këtë të fundit, ai pati fjalë të mëdha. Gjersa fliste për luftën dhe rezistencën ukrainasë, Kurti e citoi Fan Nolin, poetin e shquar shqiptar, që dukej se ishte edhe një mesazh për Serbinë.
“Por dëshira e ukrainasëve për liri e demokraci, atdhedashura e tyre e pakufishme, solli edhe një herë në histori një shembull të fitores së Davidit mbi Goliatin. Ka shumë shembuj të tillë historia dhe një nga shembujt është ai i fitorës së Kosovës përball pushtuesit që i dukej vetja shumë i madh dikur dhe që endërron edhe sot të rikthejë madhështinë në kurriz të të tjerëve. Por siç ka thënë poeti i madh shqiptar, ish-kryeminsitër i Shqipërisë, peshkopi ortodoks Fan Stilian Noli: “i vogli e shtrin viganin dhe i shtypuri tiranin”. Edhe në Ukrainë në fund do të fitojë i vogli, sepse është i drejtë, dhe e drejta trimoëron më shumë se çdo armë” – tha ai.