Kurti: Dyfishuam buxhetin për ushtrinë e Kosovës - NACIONALE

Kurti: Dyfishuam buxhetin për ushtrinë e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vazhduar postimet e tij në Facebook, për të gjitha digasteret e qeverisjes së tij.

Sot e kishte rendin postimi: “Qeveria për Mbrojtje dhe Siguri”

Kurti ka shkruar në Facebook se qeveria e tij e ka dyfishuar buxhetin për ushtrinë, kurse ka thënëse për vitin 2023 do të ketë edhe 20% rritje të këtij buxheti.

Tutje Kurti ka prezantuar marrëveshjet e bashkëpunimit si ato me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë e Malin e zi, si sukeses të kësaj ministrie.

Në fund Kurti ka thënë se “Edukimi në Siguri” do të jetë pjesë e korrikulave shkollore.

Shkrimi i plotë i Kryeministrit:

2022: Qeveria për mbrojtje dhe siguri

Me synim mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, sigurinë publike, mbrojtjen e rendit kushtetues, gjatë vitit të kaluar:

Dyfishuam buxhetin për ushtrinë e Kosovës krahasuar me vitin 2021, ndërkaq në 2023 do të ketë rritje edhe për 20%;

Miratuam Strategjinë e Sigurisë 2022-2027;

Nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë. Janë në proces marrëveshjet SOFA me Gjermaninë, Turqinë dhe Kroacinë;

Janë rekrutuar 820 ushtarë të rinj dhe 30 kadetë;

Në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë aktiv dhe 388 rezervë;

Moshën e rekrutimit e kemi ngritur nga 23 në 25 vjeç;

Janë trajnuar jashtë vendit 2547 ushtarakë: 3 herë më shumë se në 2020, 16 herë më shumë se në 2019;

‘’Edukim në Siguri’’ do të jetë pjesë e kurrikulës shkollore.

Lajme të ngjashme