Kurti, diasporës: Do të shihni se edhe këtu mund të bëhet mirë sikur në vendet ku jetoni e veproni
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën hyrese të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka falënderuar diasporën dhe ka uruar që të kalojnë sa më mirë në Kosovë.
Ai ka kërkuar që gjeneratat e reja me tokën e tyre.
“Le t’i lidhimi gjeneratat e reja me tokën e tyre, e le të mësojnë prej të moshuarave. Në gjuhën tonë qëndrojnë mrekullisht dy fjalë për vendlindje “mëmëdheu” dhe “atdheu”, pra toka e nënës dhe babait, pra lidhja juaj me Kosovën është me e thellë.” – ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se kur të vijnë mërgimtarët në Kosovë do ta shohin se edhe këtu mund të bëhet “mirë e drejt”.
“Kontributi juaj ndihet te të gjithë sektorët e vendit dhe ne u jemi pafundësisht falënderues për angazhimin në zhvillimin e vendit.”
“Siç e din, tashmë ka filluar ndërtimi i rrugës Prishtinë-Podujevë, dhe kjo nuk është veç rruga e Llapit Kjo në të të vërtetë është rruga e mërgatës... Shumë shpejt kur të kaloni nga Merdarja në Prishtinë e nëpër shtëpitë tuaja gjithandej vendit, rruga do të jetë vetëm njëra prej gjërave që do e shihni se si edhe këtu mund të bëhet mirë e drejt njësoj sikurse edhe në vendet ku ju jetoni e vepron.” – ka thënë Kurti.
Më tej, ai ka thënë se Ministria e Punëve të Jashme ka paraparë aktivitete të ndryshme për diasporën,
Kurti theksoi se këto aktivitetet kanë të bëjën me “sport, kulturë dhe ndërlidhjen e gjeneratave të reja me vendin” dhe kjo do të bëhet përmes platformës “shijo Kosovën”.