Kurti dhe Maqedonci vizitojnë pikat statike dhe patrullat ushtarake në Obiliq dhe Vushtrri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë vizituar pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura në regjionin e Obiliqit dhe Vushtrrisë, pasi kishte vizituar paraprakisht edhe Varagun e Zubin Potokut, pas sulmit që ndodhi mbrëmë në Ibër-Lepenc.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, pas sulmit është angazhuar dhe Forca e Sigurisë së Kosovës për të mbështetur autoritetet civile përmes detyrave të patrullimeve dhe vëzhgimit të pikave të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme në Kosovë.
“Kjo ishte edhe ndër vendimet e dala nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë, që u mbajt në orët e para të mëngjesit të sotëm.” - thuhet në njoftim nga ZKM.
Kurti bashkë me Maqedoncin shprehën përkushtimin për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve pa dallim.