Kurti: Deputeti më i moshuar e ftoi vazhdimin e seancës, unë i përgjigjem pozitivisht
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka refuzuar të flasë në lidhje me shkeljen e Kushtetutës, pas thirrjes së seancës konstituive.
Kurti ka thënë se “deputeti më i moshuar” e ftoi vazhdimin e seancës, dhe se ai u përgjigj pozitivisht.
“Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti më i moshuar, Avni Dehari e ka ftuar sot vazhdimin e seancës dhe unë i përgjigjem kësaj pozitivisht”, ka thënë ai.