Kurti anulon pjesëmarrjen në Bratislavë shkaku i veriut: BE-ja po tentonte takim me Vuçiqin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka anuluar pjesëmarrjen në një Samit në Bratislavë. Kjo shkaku i situatës në veri.
Nga Qeveria kanë konfirmuar për Gazetën Express se kryeministri Kurti është në Kosovë dhe s’do të marrë pjesë as edhe virtualisht.
Në anën tjetër, Evropa e Lirë ka raportuar se BE-ja po tentonte organizimin e një takimi Kurti-Vuçiq.
Sipas burimeve të REL tyre, “kjo është ende një ide dhe një përpjekje” dhe “nuk ka konfirmime nga palët nëse janë apo jo të gatshme për një takim të tillë”.
Bratislava është përmendur si vend i mundshëm për takim, pasi dy udhëheqësit janë të ftuar të marrin pjesë në një konferencë për sigurinë globale që po zhvillohet në këtë vend.