Kurteshi: Amerikanët e dinë se Kosova ka njerëz që nuk lujnë q*** me ta - NACIONALE

Kurteshi: Amerikanët e dinë se Kosova ka njerëz që nuk lujnë q*** me ta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sami Kurteshi i Vetvendosjes, i ftuar për intervistë në "Prime Time" në Kanal 10, ka diskutuar për politikën amerikane dhe llojin e politikanëve që ai preferon.

Kurteshi mes tjerash tha se amerikanëve u pëlqejnë liderët që nuk janë të korruptuar, që mbrojnë integritetin e tyre territorial dhe që nuk janë kriminelë apo të shantazhuar.

Madje, sipas tij, autoritetet amerikane po e shohin këtë mentalitet politik në Kosovë me skenarin aktual, duke theksuar se amerikanët e dinë se "Kurti nuk luan ‘q*k* me ta".

"Ata(amerikanët) kanë një interes dhe interesin e vet e ndjekin deri në fund. Natyrisht që Republika e Kosovës ka njerëz për të cilët edhe amerika e din që nuk lujn q*k* me ta. Pra janë serioz. Atë që e thonë edhe e bëjnë." - tha ai.

Lajme të ngjashme