“Kur unë flas ti veç e këqyr kompjuterin”, “Ulu aty”, Basha i VV-së i nervozon deputetët e opozitës - NACIONALE

“Kur unë flas ti veç e këqyr kompjuterin”, “Ulu aty”, Basha i VV-së i nervozon deputetët e opozitës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, sot ka marrë epitetit e deputetit problematik.

Kjo pasi sot vazhdimisht ka penguar deputetët e opozitës, në debatin parlamentar që po mbahet për dy-vjetorin e Qeverisë Kurti.

Ndërhyrjet e Bashës kanë nervozuar deputetët, të cilët janë shprehur ashpër ndaj tij.

Fillimisht, Basha ka penguar deputetin e AAK-së, Bekë Berisha.

Ky i fundit, menjëherë ia ta tërhequr vërejtjen.

Dimal, te lutna, kur te flasë unë ti vec e këqyr kompjuterin. Je djalë i moçëm rri qaty”, ka thënë Berisha.

Deputeti i AAK-së ka kërkuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca që të mban rendin në Kuvend ashti siç duhet.

Nuk ka shkuar shumë gjatë dhe deputeti i VV-së sërish ka dal në skenë.

Tani kishte punë me deputeten e LDK-së, Valentina Bunjaku.

Derisa deputetja e LDK-së mbante adresimin e saj për dy vjetorin e qeverisë Kurti, Basha e pengonte nga vendi ku ishte ulur.

Kjo ka nxitur reagimin e Bunjakut.

Ndryshe nga Berisha, deputetja e LDK-së është treguar më e ashpër me Bashën.

Ajo me zë të lartë i ka kërkuar deputeti të VV-së të ulet dhe të edukohet.

Ti Dimal Basha ulu aty dhe mos pengo, edukohu. Edukohu, sepse ju mungon edukata. Mos ndërhy, ulu aty”, ka thënë Bunjaku me zë të lartë.

Më pas ka ndërhyrë edhe kryetari i Kuvendit i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ka kërkua qetësi.

Zoti Basha, qetësi”, ka thënë Konjufca.

Lajme të ngjashme